
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur duke cituar një fjalë të çmuar të Sokratit në lidhje me shpifjen, një temë që shkaktoi debate të forta javën e kaluar pas miratimit në Kuvend të paketës anti-shpifje.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, me mbishkrimin Fjalë të Çmuara, Rama citon filozofin e madh dhe mendimin e dhënë prej tij për shpifjen.
“Shpifjet nuk janë vetëm djallëzore në vetvete, po infektojnë shpirtin me djallëzi”, shkruan Rama në faqen e tij në Facebook.
Kujtojmë se vetem pak kohë më parë, Kuvendi miratoi paketën e qeverisë për Antishpifjen, për të cilën Rama tha se do të vihet në zbatim jo menjëherë, pasi sipas tij, Presidenti i vendit, Meta do ta kthente mbrapsht dhe nuk do ta dekretonte.
Për këtë paketë pati reagime të shumta kundër, protesta nga njerëz të medias, madje edhe kundërshti nga ndërkombëtarët./b.l/noa.al/