
Analisti Andi Bushati tha se viti 2019 ishte si viti 1996 dhe arsyeton se 2020 do të jetë si viti i mbrapshtë i 1997-ës.
“A ishte 2019 një vit të mbrapshtë për shqiptarët?
Kjo ishte pyetja që u shtrua për të ftuarit në Open, Top Channel, në një debat politik.
Kur Bushati bëri krahasim mes 1996-ës dhe 2019-ës, “1997?- ndërhyri ta korrigjonte Paskal Milo.
Ende nuk janë shuar plagët e atij viti të mbrapshtë për shqiptarët, por pas 30 vitesh tranzicion duket se politika nuk ka reflektuar ende, teksa paralajmërohen përsëritje e një prej periudhave më të errëta në historinë tonë.
“Jo pikërisht po them 1996 sepse ne 2020, do të kemi vitin 1997. Pse po them 1996, sepse edhe në 96 kishim një person që kishte të gjitha pushtetet edh sot kemi një person që kërkon ti marrë të gjitha pushtetet. Kishte opozitë në 96, as sot nuk kemi”.
“Sot presidenti është në procedurë shkarkimi, ligji i fundit për mediat që po synon kapjen edhe të mediave na tregon që një person po i heq edhe tullën e fundit të demokracisë”, – tha Andi Bushati.
“I vetmi ndryshim është se në 1996 kishim një person që qeveriste ndërsa sot kemi një individë që bashkëpunon me 10-15 oligarkë duke vendosur për gjithçka dhe duke rrezikuar një përplasje të varfër-të pasur”, argumenton Andi Bushati./NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





