Transmetuar më 26-12-2019, 19:54

Një portier i njohur turk ka vendosur ti propozojë të  dashurës së tij menjëherë pas një fitoreje të madhe me rezultatin 6-0.

Arslan Ulun tërhoqi partneren Melisa Yildiz në fushë pa i thënë asnjë fjalë.

Paraprakisht, kishte përgatitur gjithçka, prandaj sapo arritën në mes, u ul në gjunjë për ti bërë pyetjen "A do të martohesh me mua?"

Teksa mbante unazën në dorë, Melisa nuk i mbajti dot emocionet dhe tha "Po" me lot në sy.

Të gjithë personat që ishin në stadium duartokitën dhe brohoritën duke i dhënë më shumë ritëm atmosferës romantike./a.m/noa.al/