


Një binjak humbi vëllain e tij një javë para Krishtlindjeve. Në fakt, ishin shenjat e kancerit në tru, i cili ishte në fazën e katërt.
Ashan Corrick, 25 vjeç, u diagnostikua me sëmundjen e rëndë në gusht pasi përjetoi për dy ditë me radhë dhimbje të tmerrshme koke.
Vëllai i tij binjak, Aysa, zbuloi të mërkurën në Facebook se Ashan kishte ndërruar jetë.
"Sonte ishte nata e fundit që i thashë Natën e mirë vëllait tim binjak… dita më e dhimbshme që mund të kem kaluar. Ai ka luftuar shumë javën e kaluar, por fatkeqësisht e humbi betejën me kancerin. U largua në paqe në krahët e nënës tonë", shkruajti ai.
Familja kishte mbledhur 6 mijë paund për të bërë trajtime mjekësore, por nuk ia doli të mbijetonte./a.m/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





