
Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë çdo ditë pranë banorëve të prekur nga tragjedia e 26 nëntorit.
Sot mblodhi Kolegjin e kryetarëve për diskutimin e situatës post tërmetit dhe kriza politike.
Gjatë mbledhjes, kreu i PD-së tha se duhet të jenë çdo ditë në vendet e prekura nga tërmeti ku duhet të ngrihen grupe pune për të identifikuar çdo familje të prekur.
“Të identifikohen ato familje që nuk u është ofruar asnjë ndihmë e gjenden pa strehë në prag të dimrit.
Rast pas rasti PD duhet të bëhet zëri i tyre që të dëgjohen dhe t’u vihet në ndihmë. Është kriminale që banorët pas një muaji nga tërmeti nuk kanë marrë asnjë ndihmë”, tha Lulzim Basha./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





