Transmetuar më 26-12-2019, 18:05

Këngëtarja Genta Ismajli ka bërë publike historinë e dashurisë me biznesmenin turk Hysen Usta.

Në një fotografi të fundit, ajo duket tepër e suprizuar nga dhuratat për Krishtlindje.

Partneri e ka mbushur plot me veshje të firmës së famshme “Louis Vuitton”, për të cilat Genta e falenderoi publikisht në Instagram duke shkruajtur:

“Dashuria ime, ti je fantastik për të gjitha dhuratat e mia të bukura për Krishtlindje! Gëzuar festën të gjithëve! Llastojini të dashurit tuaj me dashuri dhe ‘Louis Vuitton’”.

Duket se kjo qenka firma e preferuar e këngëtares. Para disa javësh, ajo mori propozimin për martesë në Urën e Bosforit, prandaj shumë shpejt mund ta shohim si nuse.

Ndërkohë po vijon jetën e lumtur në Turqi, ku po zhvillon edhe karrierën muzikore./a.m/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd