Transmetuar më 26-12-2019, 17:52

Pasditen e sotme, rreth orës 17:25 është regjistruar një aksident i rëndë në Shkodër.
Një fëmijë 5 vjeç, i identifikuar si S.K., është rrëzuar aksidentalisht nga makina, njofton policia.
Babai i fëmijës, H.K., 50 vjeç po udhëtonte me mjetin e tij së bashku me 4 fëmijët.
5-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe është në gjendje kritike për jetën.
Fëmija u gjet i aksidentuar në afërsi të urës së Bardhajve. Drejtuesi i një mjeti të rastit, tip "Benz" e ka parë në rrugë dhe e ka dërguar në spital.
Policia ka arritur në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave. /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
