
Kadri Veseli, kreu i PDK-së dhe ish-kryetari i Kuvendit deklaroi se nuk duhet krijuar kriza artificiale.
Në një deklaratë për shtyp pas seancës konstitutive, ai tha:
“Për dy mandate kam qenë kryetar i Kuvendit. Shpresojmë që dita e sotme t’i hap rrugë edhe krijimit të institucioneve të reja, përkatësisht qeverisë së Kosovës.
Jemi shtet i ri, jemi demokraci e re parlamentare, janë normale rotacionet politike. Ajo që është kryesore nuk duhet t’i polarizojmë qytetarët mes tyre dhe nuk duhet të krijojmë kriza artificiale të cilat mund ta bëjnë situatën krizë sociale siç është marrja e pagave që nga shkurti, përkatësisht marsi i vitit të ardhshëm”.
Kujtojmë se në seancën e sotme u zgjodh Glauk Konjufca si kryetar i ri i Kuvendit, i propozuar nga Albin Kurti. Partia e Veselit votoi kundër tij. Përveç kryeparlamentarit, u zgjodhën edhe tre nënkryetarët./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





