
Glauk Konjufca u zgjodh me shumicë votash si kryetar i ri Kuvendi në Kosovë.
Menjëherë pas betimit të deputetëve, Konjufca mbajti një fjalim ku u zotua se Kryesia e re e Kuvendit do t’i kryejë detyrat sipas ligjeve.
“Faleminderit që e themeluat legjislaturën e shtatë të Kuvendit, faleminderit që na e besuat këtë detyrë të rëndësishme. Ju garantojmë se si kryesi e kuvendit të Kosovës, që do ti kryejmë detyrat tona ashtu siç kërkohet me shumë nder sipas ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës”, ishte fjalimi i Konjufcës.
Menjëherë pas kësaj, zgjodhi të mbyllte seancën parlamentare duke sqaruar se do të ketë njoftim për seancën e radhës.
Në parlamentin e ditës së sotme u zgjodhën edhe nënkryetarët, të cilët janë Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës./a.m/noa.al/