Transmetuar më 26-12-2019, 16:16

Kryeministri ende në detyrë, Ramush Haradinaj, njëherësh kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës deklaroi se të gjitha vonesat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë bien mbi fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurti.
Ndër të tjera Haradinaj nuk e mohoi mundësinë e një ngërçi politik në vend, ndërsa bëri thirrje që brenda afateve kohore të formohen institucionet.
“Duhet të konstituohet Kuvendi, vonesat tash e tutje të ndërtimit të Kuvendit dhe Qeverisë bien mbi Vetëvendosjen dhe zotëri Kurtin për shkak se vetëm fituesi i zgjedhjeve ka të drejtë të propozojë kryetarin.
Tashmë e tutje koha është mbi Vetëvendosjen dhe Kurtin”, tha ai. Mes të tjerash ai përsëriti se nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme.