Transmetuar më 26-12-2019, 15:40

Zëdhënësja e PD Ina Zhupa me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar për projektin buxhetin e vitit të ardhshëm të Bashkisë së Tiranës. Zhupa shprehet se projekt buxheti shpreh qartë synimet për afera korruptive, si dhe shtohen shpenzimet për administratën.

"Projekt Buxheti i Bashkisë Tiranë: më shumë taksa dhe tarifa për qytetarët, vazhdojnë me synimet për aferat korruptive dhe shtojnë shpenzimet për administratën. Veliaj parashikon të shpërdojë paratë e qytetarëve të Tiranës për të vazhduar idenë e projekteve korruptive edhe klienteliste: Parashikon shpenzime konsulece për projektin e shëmbjes së Teatrit Kombëtar dhe kullave të Fusha shpk.", shkruan Zhupa.

Më tej ajo shprehet se" Ai parashikon vazhdimin e idesë së uzurpimit të kopshtit botanik, duke e cilesuar atë si hapesire të kopshtit zoologjik. Parashikon shpenzime për ndertimin e Landfillit , inceneratorit të mbetjeve në Tirane, projekte të denoncuara edhe më parë nga Partia Demokratike për skemen klienteliste edhe korruptive. Parashikon fryrjen e administrates së Bashkisë Tiranë, ku është faktuar nga publikimet e mediave që me dhjetra punonjës janë të dedikuar për propagaden e rrjeteve sociale. Duke harxhuar buxhetin e taksave të qytetarëve për më shumë propagandë"..

Sipas Ina Zhupës, "Parashikon rritjen e tarifave për parking dhe pakësimin e zonave për parkimet e banoreve pa pagese. Parashikon rritjen e takses së arsimit! Qartësisht është një projekt buxhet që s`ka lidhje me interesat e qytetarëve të Tiranës, por me xhepat e oligarkeve dhe klienteve të Veliajt. Një derë e hapur për aferat korruptive dhe një derë e mbyllur për interesat e qytetarëve"./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd