
Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë lidhur me padinë e bërë nga Presidenti Ilir Meta, ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Shpallja e moskompetencës është bërë gjatë ditës së sotme për shkak se Dvorani është zyrtar i lartë, duke e dërguar padinë e kreut të shtetit për hetim në prokurorinë e posaçme, e njohur ndryshe si SPAK.
Kallëzimi i Metës ndaj kryetarit të KED, u bë lidhur me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese.
Gjithçka lidhur me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese, pasi për të njëjtin vend Parlamenti votoi të propozuarën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Arta Vorpsin, ndërsa Presidenti dekretoi Marsida Xhaferllarin.
Presidenti e bën Dvoranin si përgjegjës për situatën në Gjykatën Kushtetuese. Meta e akuzon Dvoranin se i ka dërguar Presidentit dy herë qëllimisht në të njëjtën ditë listat e kandidatëve për dy vende vakante, gjatë përzgjedhjes së anëtarëve të Kushtetueses. Po ashtu kreu i shtetit akuzon se nga 30 mbledhje të KED, vetëm njëra është zbardhur.
Në deklaratat e tij publike, Meta e ka cilësuar Dvoranin “mafioz dhe ushtar të verbër të partisë”.
Dvorani akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore”./a.y/noa.al