Transmetuar më 26-12-2019, 13:12

Projektet muzikore të artistëve që ishin pjesë e Festivalit të 58-të të RTSH-së vazhdojnë të mos jenë në kanalin Youtube. Ky detaj u vu re dje dhe ende nuk ka një reagim zyrtar për arsyet e këtij vendimi.

Pasi u kontaktua nga Anabel, RTSH tha se kjo situatë është e përkohshme dhe do të zgjidhet. Prandaj, së shpejti do i kemi të gjitha këngët në playlistë.

Disa prej tyre janë fshirë e të tjera janë bërë private, por nuk dihet ende arsyeja e saktë e këtij veprimi.

Që prej shpalljes së fitueses, pati shumë polemika e diskutime përse fitoren e mori Arilena dhe jo Elvana.

Një ditë më pas doli edhe vlerësimi i jurisë ku anëtarja Mikaela Minga i kishte dhënë Elvana Gjatës vetëm 2 pikë duke e mbajtur kështu larg fitores./a.m/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd