Transmetuar më 26-12-2019, 12:57

Një rast i rëndë ndodhi të martën në Kosta del Sol ku një shtetas britanik me dy fëmijët e tij u mbytën në një pishinë të një fshati turistik në jug të Spanjës.

Pronarët e hotelit e kanë cilësuar si një "aksident tragjik". Tre anëtarët e familjes ishin të papërgjegjshëm, prandaj gjetën vdekjen.

Raportet thonë se vajza nëntë vjeçare britanike u fut në ujë dhe nuk dinte not. Ndonëse babai i saj dhe vëllai 16-vjeçar u përpoqën ta shpëtonin.

Policia në Spanjë nisi një hetim mbi vdekjet. Në një deklaratë të lëshuar në Ditën e Krishtlindjes pronarët e Club La Costa World thanë: "Oficerët kanë kryer një hetim të plotë dhe nuk kishte asgjë që nuk shkonte me pishinën, gjë që na lë të besojmë se ishte një aksident tragjik i cili i ka habitur të gjithë. Natyrisht, shqetësimi ynë kryesor mbetet kujdesi dhe mbështetja e anëtarëve të mbetur të familjes."

Gazetari i pavarur me seli në vend, Gerard Couzens tha se hoteli kishte konfirmuar se kishte rihapur pishinën me leje nga policia./a.m/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd