Transmetuar më 26-12-2019, 12:49

I ftohti i dimrit, bën që lëkura jonë të jetë shpesh e thatë dhe e mbushur me papastërti.

Në ndihmë për rikuperimin e lëkurës, vjen një maskë e cila përgatitet lehtësisht në shtëpi.

Në bazë të saj janë bajamet të cilat veprojnë në thellësi të lëkurës dhe si një skrap natyral.

Për përgatitjen e saj mjafton që të grini në mikser një grusht bajamesh dhe të shtoni dy lugë kos dhe tulin e një pjeshke.

Masën homogjene të përftuar, aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 15 minuta.

Pas kësaj shkërmoqeni me anë të fërkimit dhe më tej lajeni fytyrën me ujë të vakët. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd