
Nga mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj lajmëroi miratimin e 300 bonuseve të qirasë, për të prekurit nga tërmeti.
Në fjalën e tij ai tha se 2020-ta do të jetë një vit i mbarë dhe i paharruar për kryeqytetin.
“Sot miratojmë buxhetin më të madh në 100 vjet të Bashkisë së Tiranës dhe Buxhetin e 100 vjetorit të Tiranës Kryeqytet. Është një vit jubile për të cilin jemi duke u përgatitur me shumë aktivitete e ngjarje kulturore, për të lënë realisht shenjë në 100 vjetorin e qytetit tonë. Lajmi i mirë për të gjithë qytetarët është se edhe buxheti i vitit 2020 është sërish buxheti më i lartë që ka pasur ndonjëherë Bashkia e Tiranës, i rritur me 11% në krahasim me vitin e kaluar, duke sjellë kështu më shumë investime për ata që kanë vendosur ta quajnë tiranën shtëopinë e tyre të madhe”, u shpreh Veliaj.
Ai tha se ku është viti i pestë rresht që vihet përpara Këshillit me një buxhet me rritje gjë që sipas tij, jep arsye të ndihemi optimistë se viti që vjen do të jetë një tjetër vit i mbarë për Tiranën, me shumë punë, shumë projekte që do të na çojnë një hap më pranë objektivit tonë për të ndërtuar Tiranën e gjeneratës tjetër.
Sipas tij, ky është padyshim kurorëzimi më i bukur që mund t’i bëhej një viti shumë të mirë për qytetin dhe një fillim i mbarë i mandatit të dytë. /a.y/noa.al