
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka shtyrë seancën e parë për Arbër Çekajn, pronari i kompanisë “Abi Gardën” që kishte porositur kontenieret me banane ku u kapën 613 kg kokainë.
Shkak i shtyrjes së seancës për Arbër Çekajn është bërë mungesa e dy avokatëve të Donaldo Lushaj.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekaj, administratori i "Arbi Garden".
Ndërkohë, për Donaldo Lushajn, menaxher i kompanisë, organi i akuzës ka kërkuar 16 vite burg, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar ai do i duhet të kryejë 10.8 vite.
Arbër Çekaj ka deklaruar në Gjykatë se nuk do të vazhdojë çështja me prokurorin Edvin Kondili, pasi sipas tij manipulon provat.
“Kam bërë ankesë për të kërkuar largimin e prokurorit Edvin Kondili në KLP, pasi nuk mund të vazhdoj me një prokuror që manipulon provat”, tha Çekaj.
Gjykata vendos të shprehet për kërkesën e Çekajt në seancën e radhës në datën 8 janar./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





