
Kur vjen dimri, shanset për t’u prekur nga gripi rriten ndjeshëm. Prandaj, të gjithë duhet të njohim disa metoda natyrale trajtimi për gjithë familjen. Sot duam të flasim për disa metoda natyrale me mjaltë që do t’ju ndihmojnë në trajtimin e gripit.
E dinit që mjalti është një antibiotik natyral? Falë vetive të tij shëruese, ky ushqim është një medikament i lashtë për të forcuar sistemin imunitar dhe për të luftuar shumë sëmundje.
Shurup portokalli, xhinxher dhe mjaltë
Një shurup që mund ta përgatisim në shtëpi, në mënyrë të thjeshtë dhe ekonomike. Në këtë rast, do t’i shtojmë mjaltë lëkurë së portokallit, i cili falë vitaminës C ndihmon kundra shqetësimeve respiratore dhe rrit mbrojtjen imunitare. Do të shtojmë edhe xhinxherin, një erz pikante që rrit temperaturën e organizmit dhe ndihmon kundra etheve.
Përbërësit
Lëkura e dy portokajve biologjikë
1 lugë kafeje xhinxher pluhur ose një fetë xhinxher i freskët
6 lugë gjelle mjaltë
2 gota ujë ose lëng portokalli
Përgatitja dhe dozat:
Zieni lëkurat e portokallit dhe xhinxherit në ujë për 30 minuta. Pas kësaj kohe shtoni mjaltin dhe ziejeni për 15 minuta. Lëreni të ftohet më pas. Konservojeni shurupin në një kavanoz, lëreni në frigorifer dhe merrni 3 lugë gjelle në ditë, larg vakteve, gjatë kohës që keni simptoma të gripit./b.l/noa.al/