Transmetuar më 26-12-2019, 09:57
Foto ilustruese

Ishte kthyer në makthin e ish-të fejuarës së tij dhe tentonte me çdo kusht që ti prishte imazhin dhe për këtë arsye, një i ri nga Vlora u denoncua në polici.

Gjatë kësaj të mërkure u bë arrestimi i 27-vjeçarit Sokol Kamberaj, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar Kamberaj, për motive të dobëta ka përndjekur ish-të fejuarën e tij dhe ka hapur adresa të rreme në rrjetet sociale, me qëllim prishjen e imazhit të saj.

Pikërisht për shkak të shqetësimeve të krijuara dhe problemeve të hapura, ku në adresat false synonte diskretitimin e imazhit të vajzës, e reja kërkoi ndihmën e policisë.

Kështu 27-vjeçari u arrestua nën akuzën e veprave penale “Përndjekja” dhe “Ndërhyrje pa të drejtë në jetën private”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd