
Për festat e fundvitit, vjen gjithnjë në shtim numri i personave që hyjnë dhe dalin në kufi.
Gjatë ditës së djeshme, e cila përkonte me Krishtlindjet, ky numër ka ardhur në rritje në dy prej pikave kufitare që ndajnë me Greqinë.
Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në Gjirokastër deri në mesnatën e lënë pas janë përpunuar një numër prej 10637 personash në hyrje-dalje.
Prej tyre 8892 persona në hyrje dhe 1745 të tjerë në dalje.
Ndërkohë në në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë 6793 dhe kanë dalë 1625 shtetas të huaj dhe shqiptarë.
Në këtë pikë kufitare po punohet me katër sportele në hyrje dhe dy në dalje. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





