
Besa Kokëdhima ishte e ftuar të mërkurë në natën e Krishtlindjes në “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të kënduar disa nga këngët e albumit të saj “Ti je festa ime” që janë këngë festash.
Studio e “Soiree” ishte kthyer si një përrallë ku këndoheshin këngë Krishtlindje mbushur me plotë fëmijë që kërcenin edhe këndonin me këngën e Besa Kokëdhimës.
Ajo është ndjerë shumë e lumtur që rrethohej me kaq shumë fëmijë saqë u shpreh se edhe ajo do dëshironte të bënte fëmijë.
“Këta fëmijë kaq të bukur Jonida më ngjallin dëshirën që të bëj fëmijë”, është shprehur këngëtarja e njohur, e cila më pas vazhdoi duke thënë që nëse do të ishte nënë do të ishte shumë protektive ndaj fëmijëve të saj.
Moderatorja Jonida Shehu e ka pyetur nëse është në planet e saj të afërme për të bërë fëmijë, por me sa duket, ka akoma kohë.
“Nuk ka ardhur ende momenti për mua, kam ende punë, ende gjëra për të bërë”, ka shtuar ajo.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





