Transmetuar më 25-12-2019, 21:32

Ishin të shumtë, politikanë, njerëz të artit, të sportit, por edhe të zakonshëm, që zgjodhën rrjetet sociale, për të uruar shqiptarët me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Princ Leka ka uruar Krishtlindjet përmes disa fotove të shkrepura pranë pemës, krah me bashkëshorten e tij, Elia Zaharia Leka.

“Nga zemra ju urojmë Gëzuar Krishtlindjen! Zoti ju dhëntë bekim e dashuri pafund! Qofshim të bashkuar dhe solidarë për të shëruar brengat e atyre që u dëmtuan nga tërmeti! Paqe dhe mbarësi paçi kurdoherë në familjet tuaja!”

Merry Christmas”, – shkruan Princ Leka.

Por krahas urimit vlen të veçohet komenti i njërit prej ndjekësve të tij, i kërkon të tregojë se çfarë dhuroi familja Mbretërore për të prekurit nga tërmeti.

“Çfarë dhuruat ju si familje Mbretërore për të prekurit nga tërmeti ?!!!”, i shkruan një ndjekës në rrjetet sociale Princ Lekës, dhe shton se kjo “thjesht për kuriozitet !!!”

Princ Leka ka vendosur t’i përgjigjet dhe i shkruan: Kanë nevojë për shtëpi, për këtë po punojmë!/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd