
Lëvizja Vetëvendosje mbajti mbledhjen e grupit parlamentar sot, por nuk pati dakordim për një marrëveshje me LDK-në.
Këtë e konfirmoi vetë lideri i VV-së dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti.
Përmes një videoje të publikuar në Facebook, ai sqaroi se në seancën e Kuvendit të Kosovës që do të mbahet nesër do të shkojnë pa dakordim për marrëveshjen qeverisëse.
“Kisha planifikuar që sot të takoj deputetët e pakicave e ta mbajmë edhe mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit të përgjithshëm të Vetëvendosjes, mirëpo këto u pamundësuan nga refuzimi i mbrëmshëm i ofertës time për koalicion qeverisës duke na dërguar kështu në Kuvendin e Kosovës pa marrëveshje”, tha Albin Kurti.
Sa i përket cështjes së presidentit, ai tha se duhet lënë për më vonë./a.m/noa.al/