
Kënga me të cilën Elvana Gjata u përfaqësua në Festivalin e 58 të Këngës në RTSH, po vazhdon të përbëjë debat duke përfshirë edhe opinionistët.
Pasditen e sotme ishte analisti Mentor Kikia ai, i cili shprehu qëndrimin kritik ndaj teksteve pa filtër serioz duke u përqendruar në atë të këngës së Elvana Gjatës.
Pak pas tij, opinionisti tjetërz Edmond Arizaj, reagoi ndaj Kikisë, duke kritikuar qëndrimin e ashpër.
"Nuk eshte se jam teresisht kunder Mentorit kur shpreh frustrimin e tij teksa lexon fjalet (poezine) e prezantimit te Elvana Gjates ne festivalin e fundvitit. Gjithsesi ajo nuk mori pjese ne konkurs recitimi, por kenge dhe kenga ka disa komponente. Ndoshta Mentori, nuk e kujton, por thuajse njesoj ndjeheshin dikur ata qe sot jane 70-80 vjecare kur ne skene dolen Djemte e detit, Gjergj Jorgaqi, Aleksander Gjoka etj. Kishin ndryshuar disa komponente te kenges. Sot i ka ardhur rradha poezise te ndryshoje…", thotë Arizaj dhe më tej shtron pyetjen:
"A duhet te gjykojme cdo gje me kutin e dikurshem?!".
"Une besoj se ka vend per te gjithe, ashtu sic besoj se te gjithe duhet te jetojne ne epoken e tyre…Ndoshta pikerisht per “poezine e dobet” te kenges nuk mori pike mjaftueshem nga autorja e poezise “Vrima”…", vijon Arizaj.
Kurse shton: "Por ama, ajo vajze kercente, kendonte, bente spektakel ne skene, jepte gjalleri".
Arizaj pohon se për gjykimin e tyre si elemente te kenges sigurisht jane specialistet qe mund te flasin…
Në fund, Arizaj ka edhe një parashikim të zymtë për të ardhmen e karrierës së Elvana Gjatës, duke vlerësuar se "pas ketyre diteve, ku kete kengetare gati e pushkatuan, jam i sigurte qe s’kemi per ta pare me ne ndonje festival…".
"A eshte humbje, apo fitore, kete nuk e them dot sot, por mund te them qe edhe kritika ka kufijte e saj…", përfundon Arizaj. /noa.al/