Transmetuar më 25-12-2019, 17:05

Mesditën e djeshme, një familje në Gjirokastër ngriti alarmin pasi e moshuara me probleme të shëndetit mendor ishte larguar nga shtëpia.

E moshuara V.F., 74 vjeçe, banuese në Tepelenë, po qëndronte në banesën e vajzës në fshatin Hundkuq.

Ajo kishte vënë re mungesën e nënës dhe njoftoi menjëherë policinë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër nisën kërkimet menjëher në terren duke përdorur dronin e policisë.

Ditën e sotme, ajo u gjet falë dronit. Efektivët e gjetën në pyllin e fshatit Hundkuq dhe ishte shëndoshë e mirë./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd