Transmetuar më 25-12-2019, 16:13

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anjeza Shahini ka uruar Krishtlindjen me një fotografi tepër të ëmbël të vogëlushes së saj.
E rrethuar nga dhuratat, ajo i ka dhuruar një puthje tepër të ngrohtë të bijës, të cilës i duket buzëqeshja e lumtur.
"Dhurata më e bukur pranë pemës tonë", shkruajti Anjeza duke iu referuar të voglës.
Ndërsa në një postim tjetër, kanë pozuar të dy prindërit ku këngëtarja e quan bashkëshortin "Babagjysh".
Pas martesës me diplomatin anglez Paul Edëard Conolly, Anjeza Shahini ka lënë gjithçka në Shqipëri dhe vijon jetën e lumtur./a.m/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





