
Pak ditë më parë, moderatorja Brunilda Lahe u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një vajzë me emrin Hana.
Në këtë ditë Krishtlindjesh, ajo ka publikuar portretin e parë familjar ku shihet me vajzën në krahë dhe të shoqin pranë tyre.
“Gëzuar Krishtlindjet”, shkruan moderatorja, duke vendosur kështu që të publikojë fotografinë e parë në këtë ditë feste.
Teksa dha lajmin se ishte bërë nënë, Brunilda shkroi:
“Jam bërë nënë! Faleminderit Zot për këtë bekim! Mesa duket kam sjellë në jetë një vajzë që do të bëhet një grua me karakter të fortë e ide të qarta. Unë dhe babi i bebushes me gjinekologen Jola Lulo kishim planifikuar tjetër orë, tjetër datë, tjetër shenjë horoskopi. Kisha një liste me emra ku secili mund të ishte i duhuri. Vetëm kur ta shihja portretin e saj do ta gjeja me siguri emrin. Por e vogla ime nuk mori para sysh asgjë nga këto. Zgjodhi ditën e saj të lindjes: e hënë. Orën e saj: mbrëmje, ku një gjysmëhënë mistike, magjepëse shndëriste. Kështu ishte vete ajë që zgjodhi edhe emrin e saj: HANA. Kuptimi i ketij emri në vende të ndryshme të botës sikur është enkas për ëe: Hir i Zotit, e para, e lulëzuar, lumturi…
Mirë se erdhe mes nesh Hana Meta, mami dhe babi mezi po të prisnin të kapnin dorën tënde për të mos e lëshuar më asnjëhere. Unë dhe Hana jemi shumë mirë.
Faleminderit me zemër të gjithëve që asistuat në lindjen time! Dr Jola për gjithë profesionalizmin, sigurinë, qetësinë gjatë gjithë këtyre muajve mirënjohja dhe vlerësimet që do të të bëj nuk do të jenë asnjëherë të mjaftueshme.
Ju faleminderit të gjithëve ju që e keni bërë të bukur këtë rrugëtim timin me fjalë të bukura e gjeste të kujdesshme. Faleminderit për çdo urim paraprakisht! Si një mama e re jam e mirëkuptuar besoj nëse nuk u përgjigjëm dot në kohë secilit”./b.l/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





