Transmetuar më 25-12-2019, 15:54

Në mesazhin e tij për Ditën e Krishtlindjes, Papa është lutur për zbutje të zemrave të gurta për të ndihmuar në përfundimin e padrejtësive në botë.

Nga ballkoni i Vatikanit, Papa Françesku foli për "muret e indiferentizmit" që u vunë njerëzve nga vështirësitë me shpresën për të gjetur një jetë më të mirë.

Papa u lut për ata që u goditën nga konflikti, katastrofat natyrore dhe sëmundjet, duke renditur disa vende.

Ai veçoi një pjesë të Afrikës, ku janë vrarë shumë të krishterë.

"Krishtlindja na kujton se Zoti vazhdon ta dojë çdo njeri, madje edhe më të keqin. Dashuria e tij nuk ka kushte, nuk varet nga ti. Mund të kesh ide të gabuara, mund të kesh bërë lloj-lloj gjërash, por Zoti nuk heq dorë nga dashuria për ty. Edhe në mëkate, vazhdon të na dojë. Dashuria e tij nuk ndryshon…; është besnike, e durueshme. Kjo është dhurata e Krishtlindjes," tha kreu 83-vjeçar i Vatikanit.

Papa shprehu ngushëllim për ata që janë përndjekur për besimin e tyre fetar, veçanërisht anëtarët e fesë së krishterë që janë rrëmbyer dhe për viktimat e sulmeve nga grupet ekstremiste, veçanërisht në Burkina Faso, Mali, Niger dhe Nigeri./a.m/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd