Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Balla bën sot rolin e tradhtarucit të vogël dhe mbron tradhtarin e madh, Edi Ramën.
Vasili thekson se Balla i ka dalë për zot tradhtisë së Ramës dhe ndaj duhet t’iu përgjigjet disa pyetjeve, që kanë të bëjnë me afrinë e madhe të kryeministrit tonë ndaj Serbisë.
"Balla si tradhëtaruc i vogël, mbron tradhëtarin e madh Rama. Taulant Balla nga halli që të shplajë tradhëtinë e tmerrshme të Edi Ramës ndaj Kosovës, publikon se në 2010 janë takuar katr Presidentë dhe kanë folur për minishengenin. Po cilët janë 4 presidentët në fjalë?
Janë pikërisht: Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi. Meqë mori përsipër të bëjë këtë publikim:
Balla duhet të tregojë se ku është Serbia në këtë takim se nuk po e shohim gjëkundi në këtë lajmin që ka postuar. Balla duhet të thotë pse takimet e Ramës për minishengenin janë turli e përbërë nga presidente, kryeministra e gjithfarë te tjeresh, ndersa takimi i 2010 ka vetem Presidentë", shkruan Vasili.
Më tej ai shton, "Balla, meqë Edi Rama i tij ka miqësi jashtëzakonisht të ngushtë me Serbinë, le ti pyesë serbët pse nuk ishin në takimin e vitit 2010. Përgjigjet e këtyre pyetjeve dihen, por meqë Balla i ka dalë për zot tradhëtisë së Ramës i duhet të përgjigjet për to. Ndryshe edhe ai është njëlloj si Rama, por në krahasim me Ramën si tradhëtar i madh ky është pak a shumë një Tradhëtaruc i vogël"./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd