Transmetuar më 25-12-2019, 15:37

Presidenti Meta drekoi me familjet e prekura nga tërmeti në Mamurras për festën e Krishtlindjes.

Së bashku me Imzot George Frendo, primarin e famullisë Dom Altin Shabani dhe murgeshave që shërbejnë në atë zonë që prej vitit 1992, Meta iu drejtua familjeve  të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, duke thënë:

“Në këtë ditë të bekuar të Krishtlindjes, duhet të jemi në radhë të parë më pranë atyre që kanë nevojë për më shumë kujdes, dashuri dhe përfshirje sociale.

Këto Krishlindje na gjetën në vështirësi për shkak të pasojave që la tërmeti tragjik i 26 nëntorit dhe ju e ndjetë edhe më fort se sa shumë zona të tjera, dhe për fat të keq patët më shumë dëme e humbje."

Presidenti theksoi se është një moment për të punuar fort së bashku që Krishtlindjet e ardhmshme të kalohen nën një atmosferë festive./a.m/noa.al/