Transmetuar më 25-12-2019, 14:48

Genta Ismajli po jeton prej kohësh në Turqi, ku ka nisur edhe lidhjen e dashurisë me një biznesmen.

Së fundmi, ajo ka bashkëpunuar me një artist turk dhe duket se ka ndërmend të hyjë në atë treg muzikor.

Në eventin “Altın Kanat Ödülleri”,Genta arriti të rrëmbejë çmimin "Dueti më i mirë i vitit" për bashkëpunimin me artistin turk Eypio .

Aty zgjodhi të shkonte e veshur me një fustan tepër ekstravagant. E veshur me të bardha, Genta i ekspozoi më së miri linjat trupore.

Para disa javësh, Genta mori propozimin për martesë nga partneri dhe kështu suksesi i saj në Turqi duket se do vijojë./a.m/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd