Transmetuar më 25-12-2019, 13:55
Blogerja Armina Mevlani ka vendosur që të urojë të gjithë ndjekësit e saj për Krishtlindje, me anë të një kartoline.
Në të ajo shfaqet poshtë pemës festive, me të fejuarin e saj Shkëlzen Berisha.
Armina dhe Zeni shihen të veshur me pizhama, ndërsa ish-Missi mban në duar një mace.
“Kartolina e Krishtlindjeve. Gëzuar Krishtlindjet nga familja jonë tek e juaja! Me dashuri A&Z”, shkruan Armina.
Gjatë vitit që vjen çifti kanë menduar që të martohen, ndonëse ende nuk ka një datë konkrete të caktuar. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd