Transmetuar më 25-12-2019, 13:14
Foto ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur rëndë në Tropojë, pasi ka qëlluar veten me armë zjarri.

Paraditen e sotme në fshatin Bujan, në bodrumin në banesën e tij, është vetëplagosur me armë zjarri Avdi Mala, rreth 90 vjeç.

I moshuari, pasi ka marrë mjekim në spitaline Tropojës,

është transportuar për mjekim më të specializuar në spitalin e Gjakovës në gjendje të rëndë.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd