Transmetuar më 25-12-2019, 12:30

Instituti i Sigurimeve Shoqërore del me deklaratë sqaruese lidhur me datat se kur pensionistët mund të tërheqin shpërblimet për festat e fundvitit.

ISSH bën me dije se zyrat Postare të shpërndarjes së pensioneve, duke filluar nga dita e mërkurë, 25 dhjetor, pavarësisht se kjo datë është festë zyrtare, deri më 31 dhjetor do të kryejnë pagesat e pensioneve dhe shpërndarjen e shpërblimit të fundvitit 2019.

Me vendim qeverie u vendos që të moshuarit të marrin nga 30 mijë lekë të vjetra.

-në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-5 dhjetor;

– në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 6-9 dhjetor;

– në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 10-13 dhjetor;

– në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 14-16 dhjetor;

– në datën 30 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-20 dhjetor;

– në datën 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 21-24 dhjetor, si dhe raste që nuk janë paguar sipas grafikut në ditët më përpara.

Po ashtu bëhet me dije se ky shpërblim nuk humbet dhe nëse nuk tërhiqet brenda vitit 2019. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd