Transmetuar më 25-12-2019, 11:25

Një efektiv garde është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë kanë dhunuar shtetasin Ismet Llesho.

Burime policore bëjnë me dije se, punonjësi i gardës është Mariglen Hoxhallari, 35 vjeç dhe sipas hetimeve dyshohet se ai ka masakruar me levë Ismet Lleshon.

Ngjarja mes tyre ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, pas një sherri për motive të dobëta që nuk ka lidhje me detyrën e tij si punonjës garde.

Ai po kërkohet pasi është vendosur nën hetim për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”./b.l/noa.al/

Foto ilustruese