Transmetuar më 25-12-2019, 09:22
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të drejtësisë italiane është arrestuar në Fier.

Efektivët e policisë Fier në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar, arrestuan gjatë kësaJ të marte Mario Mamanin, 51 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i të shumëkërkuarit u krye me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Kjo pasi Gjykata e Xhenovas në Itali e ka dënuar Mamanin me 15 vite burgim për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik narkotikësh”dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Ndaj të ndaluarit për veprime të mëtejshme proceduriale, materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd