Transmetuar më 24-12-2019, 21:53

Një aksident është regjistruar në aksin Prrenjas-Librazhd.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19.20 në Qukës dhe në të janë përfshirë tri automjete.

Njëri prej automjeteve raportohet se kishte targa greke, brenda të cilit udhëtonin pesë persona, katër prej të cilëve nga një familje emigrante në Greqi.

Drejtuesi i këtij automjeti dhe bashkëshortja e tij, që ishin në vendet e para, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në repartin e kirurgjisë së spitalit të Librazhdit, nga ku raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se njëri prej drejtuesve të tri automjeteve të përfshira në këtë aksident ishte në gjendje të dehur, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet  e këtij aksidenti.

Kujtojmë se ky aks rrugor, për shkak të emigrantëve të shumtë që kthehen për pushime nga Kapshtica, ka pasur fluks në dy ditët e fundit./NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd