Transmetuar më 24-12-2019, 21:12

Para festave të fundvitit, në kuadër të riorganizimit brenda partisë, socialistët kanë emëruar kryetarë për degën e PS-së në Tiranë dy deputetët Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati.

Ata do të zëvendësojë Blerina Gjylametin, ndërkohë kujtojmë se këtë post e mbajti për shumë kohë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kryesia e PS ka votuar unanimisht për dyshen Spiropali- Bushati, në Tiranë, teksa ata zëvendësojnë deputeten Blerina Gjylameti, e paralajmëruar për t’u shkarkuar që në zgjedhjet e 30 qershorit.

Elisa Spiropali është aktualisht edhe ministre e kabinetit "Rama", por duket se është vlerësuar puna e saj në këto vite qeverisjeje, çka partia i dha edhe besimin për të drejtuar kryeqytetin.

Gjatë bisedës sot në studion e Abc News, Spiropali zbuloi edhe objektivat e saj për të drejtuar Tiranën, ku tha se objektiv është fitorja e zgjedhjeve të ardhshme.

"Unë nuk mendoj që PS shet-blen, tradhton apo mbron raste të tilla. PS ka një marrëdhënie shumë të drejtë me të gjithë ata duhet të përballen me drejtësinë. Tahiri apo Gjylameti që kanë drejtuar më parë kanë bërë një punë shumë të mirë në krye të PS, është jo vetëm privilegj por edhe përgjegjësi që të drejtojmë një parti kaq të madhe", tha Spiropali.

Si sfidë të drejtimit të saj në Tiranë, ajo tha se "Ne do mundohemi që të gjithë elementët më të mirë të PS në Tiranë ti bëjmë bashkë".

Ajo tha se do të punohet që edhe në parti të rritet dhe të vlerësohet puna e grave.

"Ne për ti nxjerrë të gjitha këto gra që kanë kontribuar në PS, tani po institucionalizohet brenda shtyllës së PS që është organizata, na ka rezultuar shumë pozitive. Tani edhe në nivel partie po duam që barazinë gjinore ta kthejmë në një moto".

Elisa Spiropali, para Kongresit të 29 shkurtit, tha se "këtë rast ne po përgatitemi për të pasur një PS jo vetëm atë por edhe një parti që evidenton burimet më të mira njerëzore. Po bëjnë një proces filtrimi jo vetëm të gjithë kandidaturave, por edhe një proces model".

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, janë prezantuar kandidaturat për bashkëkryetarë të degëve në rrethe.

Kryeministri Rama pati paralajmëruar ndryshime në rrethet me problematike, ku nuk pati fluksin e duhur gjatë zgjedhjeve të kaluara, apo ku pretendohet se ka pakënaqësi nga anëtarësia.

Kandidatët e rretheve do t’i nënshtrohen procesit të votimit nga anëtarët e asambleve socialiste të degëve në bashkitë përkatëse.

Tiranë; Elisa Spiropali-Ervin Bushati

Durrës; Luan Zaza -Ardit Kertusha

Elbasan; Evis Kushi (e komanduar deri në përfundim të procesit)

Lezhë; Eduard Ndreca – Taulant Malshi-  Florida Çuni

Vau Dejës; Kristjan Shkreli- Elvis Preçi

Kukës; Anila Sokoli- Sahit Doçi

Mirditë; Pjeter Pjetri- Renuar Kola

Kurbin; Nertila Toma- Tonin Kolici

Shijak; Dorian Gollaj- Fatmir Koci

Kavajë; Elton Elezi- Ledio Hysa

Gramsh; Enis Zani- Besmir

Prrenjas; Haxhi Çollaku- Flutura Haka

Lushnje; Lindita Buxheli- Gentian Nushi

Patos; Klaudio Alisinani- Armand Ahmetaj

Kuçovë; Sybi Shehu- Fatmir Doksani

Memaliaj; Edmonda Harizi- Petrit Lumani

Tepelenë; Arben Gumeni-Dino Selimi

Gjirokastër; Bledar Kaçi- Matilda Gushi

Vlorë; Anduel Tahiraj- Albana Hodaj

Selenicë; Nertil Bellaj- Ilir Fejzaj

Himarë; Aleks Tato- Pervin Gjikuria

Delvinë; Izet Silaj- Arkad Dukaj

Sarandë; Ardian Kola- Asaf Sroka

/NOA.al