Drejtori i Cirkut/ Saimir Çili shkarkohet nga detyra pas kritikave ndaj sozisë së Edi Ramës, në festival (FOTO)
Transmetuar më 24-12-2019, 20:36

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave gjatë ditës së sotme u emërua drejtori i ri i Cirkut Kombëtar.

Regjisori dhe aktori Ilirjan Gjini do të zëvendësojë muzikantin Saimir Çilin në këtë detyrë. Çili u emërua në këtë detyrë në dy tetor të këtij viti.

Sajmir Çili, këngëtari i njohur është shkarkuar nga kjo detyra, në rrethana ende misterioze. Në vendimin e Këshillit të Ministrave sqarohet se Saimir Çili i lirua nga detyra që më 2 tetor, por vendimi është marrë zyrtarisht sot, ose pak ditë pas kritikave që këngëtari pati për Festivalin e Këngës në RTSH.

Saimir Çili kritikën e tij e shoqëroi me aktorin e humorit, që emitoi kryeministrin Rama.

"S’diiii çtë them,,, por nuk po flas për Krijimtarinë apo për Jurinë me Grekër në të, poezitë, muzikën, etj etj,,,po për humorin në Fest RTSH 58", tha në mesazhin e tij, pas natës së parë drejtori i Cirkut.

"Vihet re shumë kollaj nga çdo kush duartrokitjet", shtoi ai.

"Alla loop pas çdo fraze,,, turp turp turp, si dikur në fillim të viteve 90. Sa shëmtuar për 2019".

"Se kam personalisht as me aktorin apo rolin që bën," shtoi këngëtari.

"Ka komedi në Teatrin Kombëtar, që të shkulesh së qeshuri bio, jo me të qeshura akoma me superpozim" ishte kritika e Saimir Çilit.

Vendimi i sotëm i Qeverisë:

“Këshilli i Ministrave emëroi sot drejtorin e ri të Cirkut Kombëtar.

Në vendimin e zbardhur sot, në këtë post është caktuar Ilirjan Gjini, i cili zë vendin e Saimir Çilit, që u lirua nga detyra në 2 tetor të këtij viti. Ilirjan Gjini njihet si regjisor dhe aktor.”/NOA.al

Loading...
Loading...