
Pas vendimit të qeverisë për shpërblimet për pensionistët prej 3 mijë lekësh, nesër do të fillojë shpërndarja e tyre.
Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Zyrat Postare të shpërndarjes së pensioneve, duke filluar nga dita e mërkurë, që i bie dita e nesërme.
“Ky shpërblim nuk humbet dhe nëse nuk tërhiqet brenda vitit 2019”, – sqaron ISSH-ja.
Grafiku i shpërndarjes së pensioneve dhe shpërblimit të Vitit të Ri
Më 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-5 dhjetor;
Më 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 6-9 dhjetor;
Më 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 10-13 dhjetor;
Më 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 14-16 dhjetor;
Më 30 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-20 dhjetor;
Më 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin më datën 21-24 dhjetor, si dhe raste që nuk janë paguar sipas grafikut në ditët e mëparshme.
Nesër, pavarësisht se kjo datë është festë zyrtare, deri më 31 dhjetor do të kryhen pagesat e pensioneve dhe shpërndarjen e shpërblimit të fundvitit 2019. Në rast se pensionistët nuk e tërheqin shpërblimin në kohë, ata nuk e humbin të drejtën ta marrin atë pas festave të fundvitit./NOA.al