Transmetuar më 24-12-2019, 19:29

Producenti dhe aktori i njohur shqiptar, Drilon Hoxha ka postuar një fotografi me të dashurën e tij në prag të festave të fundvitit.

Në një imazh tepër të ëmbël, nuk mungoi komenti i Ana Likës, koleges dhe mikes së Drilonit.

"Aman, ça po më shohin sytë", shkruajti Ana duke e shoqëruar me një fytyrë me zemra. Kjo tregon se aktorja është e lumtur për çiftin dhe ka krijuar miqësi të mirë me ta.

Para disa kohësh, Ana dhe Driloni u përfolën për histori dashurie pas bashkëpunimit për filmin më të rë ri që po përgatit producenti.

Por aktorja i hodhi poshtë të gjitha spekulimet duke treguar se ai po shijon një histori dashurie dhe postoi imazhin e të dyve./a.m/noa.al/