Transmetuar më 24-12-2019, 18:37

Nga Petrit Vasili

Në pabesi të plotë, kundër të gjithë shqiptarëve nga Tirana në Prishtine, Edi Rama zgjodhi me ndërgjegje të jetë kundër tyre.

Edi Rama si peng i një strategjie antishqiptare, që ka për qëllim shpërbërjen kombëtare nëpërmjet shpopullimit dhe mjerimit diskriminues ekonomik,po bën gjithshka që në Sërbi të përjetohet një ngazëllim i natyrshëm.

Ndaj Vuçiç me shumë sinqeritet e tregon ngazëllimin dhe ngre në qiell Ramën si të vetmin shqiptar antishqiptar, që është nga ana e tij, prandaj Vuçiç thotë:

"Kryeministri Rama është në favor të bashkëpunimit tonë ekonomik, ndryshe nga disa të tjerë në rajon që këmbëngulin se ne duhet vetëm të kërkojmë ndjesë pasi jemi popull gjenocidal. Rama, për nismën e Shengenit të vogël, ka treguar kurajë të rrallë”.

Rama nuk ka asnjë ndjeshmëri për sjelljen genocidiste mizore të Serbisë ndaj Kosovës,ndaj për të është njëlloj sikur genocidi të mos kishte ekzistuar kurrë.

Në të kundërt, më e pakta që Rama mund të bënte do të ishte që të kërkonte Referendum për të ashtuquajturin Minishengen.

Por Edi Rama nuk mund të përballet kurrë me një Referendum që përmes Minishengenit ai të shesë Shqipërinë, sepse do të kishte kundër të gjithë shqiptarët në Shqipëri e kudo në botë.

Edi Rama i vendosur kryekëput në funksion të detyrës së përçarjes mes Shqipërisë dhe Kosovës, po kupton gjithnjë e më shumë se shqiptarët janë 100% bashkë kundër kësaj përçarjeje dhe Minishengenit si instrument i saj.

Izolimi i Kosovës dhe nxjerrja e saj jashtë vëmendjes është pikërisht ajo që Serbia do për të mos e njohur kurrë Kosovën dhe Edi Rama pikërisht këtë bën.

Sot në të gjithë hapësirën shqiptare ekziston vetëm një problem,një kundërshtar dhe përçarës, që është Edi Rama.

Çlirimi prej tij është pastrimi i rrugës së kauzave të mëdha në Shqipëri dhe Kosovë ku integrimi europian mbetet kryekauza, që kërkon bashkërendim të energjive, unitet dhe sakrifica të përbashkëta./noa.al/