Transmetuar më 24-12-2019, 15:04

Këngëtari Ledri Vula i ka realizuar dëshirën një vogëlusheje, të cilën ia kishte shprehur në një letër Babagjyshit.

Për sjelljen e mirë, ajo dëshironte që të takonte artistin për fundvit.

"I dashur babagjysh, këtë vit jam sjellë shumë mirë. Të lutem të ma sjellësh një surprizë për mua. Dua të takoj Ledri Vula të lutem. Me dashuri Uri Nika dhe familja ime", shkruhet në letrën e vogëlushes.

Kjo ka rënë në dorën e Ledrit, i cili nuk ka hezituar që t’ia plotësojë dëshirën.

Ai ka publikuar në Instagram një fotografi pranë saj, ku shkruajti: “Fëmijë bëhuni të mirë. Ëndrrat bëhen realitet”./a.m/noa.al/