
Presidenti Ilir Meta publikon listën e kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.
Pas përfundimit të afatit të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, “Vakancë e parakohshme”, e krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, Besnik Muçi, procedurë kjo e rishpallur me Dekretin nr. 11364, datë 22.11.2019, të Presidentit të Republikës,
rezulton se kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm: Altin Binaj, Artan Spahiu, Dedë Kasneci, Eugen Papandile, Gentian Mete, Sergjio Mazreku, Sinan Tafaj, Sonila Bejtja, Shaqir Hasanaj dhe Zhaklina Peto.
Lista me aplikantët e mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar do të përcillen menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligjit.
Kujtojmë se Besnik Muçi u shkarkua nga detyra në kuadër të procesit të vetingut nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





