
Të jesh mësuese biologjie nuk është aspak e thjeshtë. Veronika Duke, e cila punon në një shkollë në Valadolid të Spanjës u paraqit në shkollë me një kostum që e bleu në internet posaçërisht për nxënësit.
Në të, tregohej ekzaktësisht ku ishte vendosur secili organ për të ndihmuar studentët që të mësojnë.
"Po lundroja në internet kur mu shfaq një reklamë e kostumit. Duke e ditur sa e vështirë është që fëmijët të dallojë pozicionin e organeve të brendshme, e mendova si një mënyrë për ta provuar", tha ajo për BoredPanda.
Veshja vazhdon të shitet në internet për 10 dollarë.
Përveç shkencave sociale dhe natyrale, mësuesja 43-vjeçare i mëson nxënësve të klasës së tretë edhe gjuhën spanjolle e angleze./a.m/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





