Transmetuar më 24-12-2019, 14:21

Zv. kryeministri Erion Braçe ka radhitur të gjitha shtresat e pensionistëve që do të përfitojnë shpërblimin për festat e fundvitit. Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Braçe thotë se kryeministri dhe ministrja e financave nuk e kanë vënë kurrë në dyshim dhënien e shpërblimit.

"Paguajmë darkën e Vitit të Ri për 663.227 pensionistë. Qeveria vendosi sot që, 530.364 pensionistë në pension pleqërie, 67.754 pensionistë në pension invaliditeti, 49.849 pensionistë në pension familjar, 13.260 pensionistë në pension social, pension apo trajtim të veçantë financiar si minatorë, punonjës së ish ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm, shpërblehen me 2.4 miliardë lekë!

Çdo pensionist do shpërblehet me 30 mijë lekë, një çift pensionistësh me 60 mijë lekë! E di që nuk janë shumë, fare, por në situatën më të vështirë të mundshme, kryeministri e ministrja e Financave kurrë nuk e vunë në diskutim këtë pagesë për fjalëpaktët e punëshumtët e zakonshëm që sot janë në pension!", shkruan Zv.kryeministri Erion Braçe në rrjetin social Instagram./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd