Transmetuar më 24-12-2019, 14:11

Ministrja e Financave Anila Denaj deklaroi se nuk ka vonesa buxhetore për bonusin e bebeve.

E pyetur në konferencën e sotme për mediat se kur do të bëhet shlyerja totale e bonusit të bebes, Denaj tha se nuk janë në dijeni nëse ka vonesa por nëse po atëherë do të jenë administrative.

“Në qoftë se ka vonesa do jenë administrative jo buxhetore por duhet ta verifikojmë. Bonusi ka qenë një incentivë që ka treguar se është përthithur shumë mirë nga të gjithë duke rritur në mënyrë të konsiderueshme numrin.

Mbi 8 mijë të regjistruar dhe duke e shtuar në 32 mijë bazën e përfitueshmërisë. Nëse ka ndonjë vonesë do jetë administrative jo buxhetore”, tha Denaj./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd