Transmetuar më 24-12-2019, 12:53

Gent Ibrahimi, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka vizituar sot Prokurorinë e Elbasanit.

Mësohet se në këtë takim janë propozuar dy kandidatë për postin e drejtuesit të Prokurorisë Elbasan.

Bëhet fjalë për Bledar Mustafarajn si dhe Kreshnik Ajazin.

Ky i fundit, është një nga prokurorët që hetoi grabitjen e bujshme të Rinasit ku u morën 10 mln euro. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd