Transmetuar më 24-12-2019, 12:47

Ajo është një prej repereve më të famshme në botë, e cila merr vëmendje të madhe sa herë del në skenë apo studio televizive.

Por së fundmi, paparacët e kanë fotografuar në një qendër tregtare dhe duket shumë ndryshe nga ajo që shohim në skenë.

Cardi B ka lënë grimin dhe flokët e gjatë në shtëpi dhe ka dalë për të bërë pazar.

Reperja është fotografuar me një fustan të shkurtër ngjyrë blu, të cilin e ka kombinuar me një shall të vendosur në kokë për të mbajtur flokët.

Super ylli mund ta ketë përdorur këtë si metodë për të qenë larg syrit të fansave dhe të lëvizë e lirë nëpër dyqane./a.m/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd