Transmetuar më 24-12-2019, 12:25

Krishtlindjet kanë ardhur herët për Australinë pasi reshjet e shiut filluan që sot. Por zgjati pak sepse pati shi vetëm në disa zona.

Zjarrfikësit i mirëpritën reshjet pasi arritën të kontrollonin flakët që kanë shkaktuar dëme të mëdha, përfshirë edhe viktima.

Zonat ku vazhdojnë zjarret e mëdha janë në malin e Gospers dhe në Green Wattle Creek.

Në këto vende nuk janë regjistruar shira dhe Ditën e Krishtlindjeve do të jenë shumë të pakta.

Para një muaji, më shumë se 100 vatra zjarri u raportuan në zonat e thata duke djegur mbi 570 mijë hektarë tokë.

Njerëzit vazhdojnë të jenë të frikësuar, por Krishtlindjet do u kthejnë buzëqeshjen pasi shirat mund të largojnë për disa kohë thatësirën që ka pushtuar vendin./a.m /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd